Kosova

Kurzi uron Hotin: Austria do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën

Përkrahje Kosovës në rrugën drejt rrugës evropiane dhe përparim në dialog ka premtuar kancelari austriak, Sebatian Kurz, teksa ia ka uruar Avdullah Hotit emërimin si kryeministër.

Kurzi e ka uruar Hotin përmes një statusi në Twitter.

“Urime Hotit në emërimin si kryeministër i ri i Kosovës. Ne do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe inkurajojmë përparimin e mëtutjeshëm në dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar ai.