Kosova

Kurti viziton nesër Shqipërinë, takon liderët shtetërorë

Kryeministri Albin Kurti, pritet që nesër ta bëjë vizitën e parë si shef i qeverisë së Kosovës në Shqipëri.

Gjatë vizitës Kurti do të ketë takime të ndara me presidentin, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrin, Edi Rama, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kjo gjithashtu është vizita e parë e Kurtit jashtë vendit, që nga marrja e detyrës.