Kosova

Kurti viziton AKI-në: Në një rajon si Ballkani, puna e tyre është e domosdoshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka vizituar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, në 11 vjetorin e themelimit të këtij institucioni.

Siç ka bërë të ditur Kurti, ai ka falënderuar ata për shërbimin e tyre, gjatë këtyre viteve.

“Në një rajon të paqëndrueshëm siç është Ballkani Perëndimor ku kemi pasur dy grusht shtete të dështuara në tri vitet e fundit, puna e tyre është e domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.