Kosova

Kurti: Unë nuk shkoj me 12 burra në Bruksel

Fatmir Limaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të sillet si shef i Qeverisë e të marrë vendime lidhur me dialogun me Serbinë sepse kjo është tema kryesore e Qeverisë.

Kurti thotë se nuk është kryefjala e qeverisjes së tij Serbia dhe se ai merret njësoj me të gjitha temat.

“Vendimet e Republikës së Kosovës nuk kanë të bjënë me Serbinë. Nuk e kemi Serbinë në pika të programit tonë. E gjeni vetingun, përgjysmimin e qeverisë, shkarkimin e bordeve. Këto i gjeni në programin tonë”, ka thënë Kurti.

Limaj i kërkoi “të cohet e të shkojë ta drejtojë dialogun”, e Kurti i thotë atij se nuk i merr 10-12 burra të niset në Bruksel.

“Unë e kam marrë detyrën, por nuk shkojë me 10-12 burra te zonja. në Bruksel. Unë e marrë detyrën që ma ka dhënë populli”.

“Kot ke parime e koncept, pa strategji. Prandaj ndoshta ju ra edhe Qeveria”, ka shtuar Kurti.

Ai thotë se për të të gjitha temat janë të rëndëishme dhe merret me to gjatë qeverisjes.

“Unë merrem me të gjitha. Nuk ka punë të vogël me kryeministër. Natyrisht që i takoj prodhuesit. Nuk të bën kryeministër duke i takuar kryeministrat e tjerë ose ministrat e Jashtëm të shteteve tjera, ose duke shkuar në Kongres. Kryeministër të bën populli yt”

Në fund, Kurti i tha Limajt se ai po pret të koordinohet me Presidentin Hashim Thaci, që kreu i Nismës i tha të ndalet duke e sharë.

“Po e pres Thacit të koordinohemi, por derisa nuk isha kryeministër, m’i shkruante dy letra në ditë. Tash po ikën. I kam shkruar letër edhe kreut të opozitës edhe kreut të AAK’së. Unë jam për diskutim. Nga unë kurrë s’do të shihni arrogancë”, tha kryeministri Kurti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.