Kosova

Kurti tregon nëse VV do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka lënë të hapur pjesëmarrjen e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri.

Në një prononcim për gazetarët, Kurti tha se Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka autonominë e plotë të qëndrimeve dhe veprimeve.

“Unë jam këtu me ftesë të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje të Shqipërisë dhe këta e kanë autonominë e qëndrimeve dhe të veprimeve.

Nuk është se unë apo VV në Kosovë e diktojmë një të tillë”, tha Kurti pas aktivitetit të organizuar në Tiranë për fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

“Tash duket që duhet të kremtojmë nga dy herë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë meqenëse të dyja kontribuojnë dhe të dyja përfitojnë nga fitorja e lëvizjes sonë”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.