Kosova

Kurti tregon faktorin kyç të degradimit të fushës së arsimit

Në kuadër të javës së lëvizjes, lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me studentët i pari i VV-së ka diskutuar për shkollimin dhe punësimin të rinjve në Kosovë.

Kështu ai ka përmendur edhe 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe gjendjen aktuale që është sot në Kosovë.

“Natyrisht që të gjithë gëzohen duke e kujtuar atë kohë, kohën e çlirimit por kur e shohim gjendjen aktuale në shumë fusha të jetës është dëshpëruese”, deklaroi Kurti para studentëve të UP-së.

Sipas liderit Kurti shteti shoqërisë i nevojitet për pesë komponentë të rëndësishme.

“Shteti i nevojitet shoqërisë për pesë gjëra e këto janë: shkollat, spitalet, fabrikat, burgjet dhe kazermat. Pra për këto i nevojitet shteti shoqërisë. Dy më të rëndësishmet për bindjet time janë shkollat dhe fabrikat. Por ka një gjë edhe më të rëndësishme mes këtyre dyjave e është lidhja mes shkollave dhe fabrikave”, potencoi ai.

Duke komentuar zhvillimin e ekonomisë dhe arsimit në Kosovë, Kurti tha se këto dy fusha nuk janë mirë për arsye se nuk janë të lidhura në mes tyre

“Ekonomia dhe arsimi në Kosovë nuk janë mirë pikërisht për shkak se këto të dyja nuk janë të lidhura”, tha tutje Kurti.

Kësisoj sipas Kurtit investime nuk kanë ndodhur në Kosovë dhe studentët e arsimuar dhe të kualifikuar profesionalisht kanë ikur nga Kosova.

“Investimet në Kosovë nuk erdhën por dolën jashtë. Pikërisht ata që u kualifikuan dolën jashtë nga Kosova. Neve na ndodhi rrjedhja e trurit. Kështu shumica prej atyre që ishin të diplomuar e profesional dolën dhe ikën nga Kosova. Teza e UNMIK-ut dhe e asaj kohe ishte që njëherë të shkollohemi e të formohemi e pastaj të punojmë. Kështu të rinjtë e diplomuar ikën”, tha Kurti para studentëve, duke shtuar që keq investimi e ka degraduar fushën e arsimit.

“Kjo pra është keq investimi si ndër faktorët kryesorë që e ka degraduar arsimin e fushat e tjera”, tha i pari i VV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.