Kosova

Kurti: Thaçi s’është i interesuar të përfundojë dialogun me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është i interesuar të përfundojë dialogun me Serbinë, sepse nga ky proces varet liria e tij.

Në një konferencë për media Kurtit, ka thënë se presidenti Thaçi po e shfrytëzon këtë proces për të ngadalësuar përndjekjen nga Gjykata Speciale.

“Kosova nuk i ka formuar kërkesat ndaj Serbisë, krerët e institucioneve nuk thonë se kërkojnë njohje dhe dëmshpërblim nga Serbia, prandaj  Thaçi nuk është duke shkuar në Bruksel, Vuçiqi po shkon në Bruksel”, ka thënë Kurti, duke shtuar se dialogu i nevojitet Thaçit për të ngadalësuar përndjekjen nga Gjykata Speciale.

Duke folur për prioritetet e VV-së, Kurti ka thënë se është prioritet luftimi i krimit e korrupsionit, arsimi, shëndetësia, e jo Serbia.

Ai edhe një herë ka deklaruar se nuk i bashkohen Thaçit në dialogun me Serbinë sepse, sipas tij, ai është i shantazhuar.

“Çfarëdo marrëveshje që nënshkruan Thaçi në Bruksel nuk do të vlejë as sa çmimi i letrës në të cilën nënshkruan”, ka thënë ai.

Po ashtu, Kurti ka folur edhe për propozimin e Thaçit që shënjimi i kufirit me Serbinë të përfshihet në dialog, dhe aty të ndihmojë edhe NATO.

Për këtë çështje, ai ka thënë se ky propozim nuk është për të mirën e shtetit, pasi që është i rëndësishëm demarkacioni me Serbinë, por në këtë kohë duhet të kërkohet njohja nga ky shtet.

“Kemi nevojë të shenjojmë kufirin me Serbinë, por propozimet e tilla janë për ta bërë veten e tij interesant. S’është kredibil të bëjë propozime për demarkacione të reja. Këtu duhet të prijnë institucionet tona, dhe nuk mund të presim të na prijë BE-ja”, ka thënë Kurti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.