Kurti telefonatë me Sarrazin, nënvizohet rëndësia e zbatimit të plotë të marrëveshjeve me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në këtë telefonatë, Kurti ka thënë se është nënvizuar rëndësia e zbatimit të plotë e të pakushtëzuar të marrëveshjeve me Serbinë.

“Pata një telefonatë shumë të mirë mbrëmë me emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin për zbatimin e marrëveshjes së mobilitetit të nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe të Marrëveshjes Bazë & Aneksit në dialogun e Brukselit. Nënvizuam rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe të pakushtëzuar”, ka shkruar Kurti.

Go to TOP