Kosova

Kurti takohet me ambasadorin gjerman Christian Heldt

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. 

“Bashkë me ambasadorin ndamë mendimin që qytetarët e Kosovës e meritojnë të kenë një proces të rregullt zgjedhor, demokratik e të lirë, me transparencën e nevojshme dhe me një fushatë zgjedhore të ndershme. Mbi zhvillimet e fundit politike, Kryetari Kurti i prezantoi ambasadorit Heldt prioritetet e VETËVENDOSJE!-s me theks në sundimin e ligjit që lufton krimin e korrupsionin dhe zhvillimin ekonomik që gjeneron vende pune”, shkruan faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë takim. /Gazeta Express/

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.