Kosova

Kurti: Takimi me Vuçiqin nuk është takim i dialogut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se takimi që do ta ketë me presindetin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq “nuk është takim i dialogut”, raporton Gazeta Express.

Duke iu përgjigjur deputetëve, Kurti tha se nuk mund të flitet për kurrfarë dialogu, meqenëse ai nuk është ulur ende në tryezën e bisedimeve me palën serbe.

“Ne mendojmë që dialogu i ardhshëm me palën tjetër ka nevojë për një platformë dhe strategji. Ne ende nuk jemi ulur në tavolinë me palën tjetër dhe rrjedhimisht nuk mund të flitet për asnjë lloj dialogu”, tha Kurti.

Ai theksoi se takimi i paralajmëruar me Vuçiqin do të jetë vetëm diskutim mbi formatin dhe ecurinë e bisedimeve që do të zhvillohen në të ardhmen.

“Takimi i mesit të qershorit që është paralajmëruar, nuk është paraparë për ta vazhduar dialogun e moçëm apo me të moçmën. Por është diskutim mbi formatin dhe ecurinë e diskutimeve në të ardhmen”, tha ai.