Kosova

Kurti: Së pari njohja nga Serbia- mandej demarkimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka deklaruar se nuk është për të mirën e shtetit propozimi i Thaçit që shënjimi i kufirit me Serbinë të përfshihet në dialog, dhe aty të ndihmojë edhe NATO.

Kurti për këtë çështje ka thënë se, edhe pse është i rëndësishëm demarkacioni me Serbinë, por në këtë kohë duhet të kërkohet njohja nga ky shtet.

“Çdo propozim që vjen kokë më vete nga presidenti Thaçi,nuk është për të mirën e shtetndërtimit, por për të shpëtuar kokën. Propozimet e tilla pa debat nuk i ndihmojnë Kosovës”, ka thënë Kurti, në një konferencë për media.

Ai ka shtuar se kemi nevojë të shenjojmë kufirin me Serbinë, por propozimet e tilla janë për ta bërë veten e tij interesant, dhe ai nuk është kredibil të bëjë propozime për demarkacione të reja.

“Në këtë proces duhet të prijnë institucionet tona, dhe nuk mund të presim të na prijë BE-ja. Është e domosdoshme që qeveria e parlamenti të marrin barrën përsipër e pastaj të kërkojë ndihmë. Tash është koha të kërkojmë njohjen nga Serbia, kërkimfaljen dhe dëmshpërblimet për dëmet dhe vuajtjet që na kanë shkaktuar”, ka thënë Kurti.

Përndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se në fazën e re të dialogut me Serbinë, në tavolinë do të bisedohet edhe çështja e demarkacionit me Serbinë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.