Kosova

Kurti priti në takim Naim Tërnavën, folën për pandeminë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.

Kryeministri Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin dhe kontributin që ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës, kanë dhënë për respektimin e rregullave dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në takim u bisedua për sfidat në ballafaqimin me pandeminë dhe veprimet për tejkalimin e vështirësive, si dhe domosdoshmërinë për kujdes e vëmendje të shtuar në ruajtjen e shëndetit publik.​ /Kosova.info/