Kurti priti në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Islam Aliaj

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Islam Aliaj, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit për mbrojtjen dhe jetësimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Kurti tha se ndjehet krenar me arritjet e Aliajt.

Aliaj tregoi për angazhimin e tij në kauzën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Ai shprehu vullnetin për të kontribuar edhe në Kosovë.

Kurti foli për angazhimin e Qeverisë për krijimin e kushteve të përshtatshme dhe gjithëpërfshirje në të gjitha fushat e jetës për personat me aftësi të kufizuar.

Krahas rritjes së mbështetjes për Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe Federatën e Sportit për të Verbër, u potencua edhe mbështetja e veҫantë për pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike Paris 2024, ku Republika e Kosovës do të shënojë pjesëmarrjen e parë historike në këto lojëra.

Lidhur me planet për të ardhmen, u theksua angazhimi i Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Bashkimin Evropian për hartimin e Strategjisë për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar për 2024-2029.

Go to TOP