Kosova

Kurti pret në takim Minxhozin

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.

Fillimisht, ata diskutuan mbi pandeminë COVID-19, gjendjen e shëndetit publik në të dy vendet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në këtë drejtim. Kryeministri në detyrë Kurti dhe Ambasadori Minxhozi e njoftuan njëri-tjetrin mbi efektin e masave të vendosura nga dy qeveritë respektive, mbi numrin e infektimeve dhe shërimeve. Të dy bënë thirrje për kujdesin që duhet kushtuar në vazhdim dhe në vazhdimësi pasi pandemia vijon të jetë aktive. 

Temë tjetër e diskutimit përgjatë takimit ishte bashkëpunimi bilateral ekonomik, rritja e qarkullimit të mallrave dhe prodhimeve, si dhe faktorët që duhet ta nxisin këtë qarkullim. Mbi bashkëpunimin në mes dy vendeve u diskutua edhe në fushën elektro-energjetike, pas pavarësimit elektro-energjetik të Kosovës nga Serbia dhe bashkëngjitjes në Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri, si dhe funksionalizimit të interkonjeksionit 400 kV në mes Kosovës dhe Shqipërisë pas më shumë së 6 vjetëve.

Kryeministri në detyrë Kurti dhe Ambasadori Minxhozi  u zotuan për mbështetje të plotë dhe të vazhdueshme ndaj nevojave dhe kërkesave të të dy vendeve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.