Kosova

Kurti: Pres që Thaçi dhe Veseli të dënohen

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dëshmuar para Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, shkruan kosova.info.

Kjo erdhi pasi që ata thanë se krerët e VV’së kanë lidhje me “Organizatën Syri i Popullit”.

Kurti pas dëshmisë tha është për tu çuditur se si prokurori nuk ka reaguar fare dhe tha se shpreson që kjo akuzë të përfundoj me dënim.

 “Është për t;u çuditur se si prokurori nuk ka reaguar fare, ne në fund ne e morëm thirrjen dhe më vjen mirë që sot pata rastin që ta përgjigjem në të gjitha pyetjet. Ne kërkojmë që kjo të shndërrohet në aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit e besoj se duhet të përfundojë me dënim. Do ta jem i gatshëm që sa herë të më thërras Prokuroria“, tha Kurti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.