Kosova

Kurti ,për koalicionin me LDK’në gjatë qëndrimit në një familje në Pejë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po shprehet i bindur se brenda LDK-së ka zyrtarë që nuk e duan koalicionin me të.

Ndërsa ka thënë se një pjesë tjetër brenda LDK-së po duan që marrëveshjen ta shtyjnë deri në fund të afatit.

Në një video amatore të cilën e ka siguruar Ekonomia Online, Kurti flet mundësinë e arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike, pasi pyetet nga disa qytetarë në Pejë.

“Nesër bëhet një javë që ne e kemi dorëzuar propozimin te LDK-ja. Prej nesër na mbesin edhe 8 ditë, diku deri më 4 shkurt”.

“Nuk po jam mjaftueshëm i sigurt a po fitojnë ata që s’po duan me u marrë vesh hiç, apo këta që duan të na e shtyjnë deri në fund. Ka prej tyre që duan të na e shtyjnë deri në fund marrëveshjen edhe ka prej tyre që nuk duan të merremi vesh hiç”, thotë Kurti.

Këto komente Kurti i ka bërë gjatë ditës së diel në një të pame në komunën e Pejës, ku qëndroi për ngushëllime, së bashku me kryeparlamentarin nga partia e tij, Glauk Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published.