SPORT

Kurti për futbollistin Iviq: Marrëveshjet s’rregullojnë problemet e racizmit, lëreni të luajë kudo që zgjedh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter ka reaguar rreth futbollistit serb, Ilija Iviq, prindërit e të cilit iu përjashtuan nga puna shkaku se ai zgjodhi të luajë për Kosovën.

Kurti ka shkruar se marrëveshjet nuk rregullojnë problemet e racizmit dhe urrejtjes ndaj të tjerëve.

“Dje, një djalë 17 vjeçar në Graçanicë, Ilija Iviq, ishte cak i segragacionit nga Beogradi që ndikon mbi strukturat lokale vetëm pse dëshiroi të luante me shqiptarët. Vetëm marrëveshjet nuk mund të rregullojnë problemet e racizmit dhe urrejtjes ndaj të tjerëve. Lëreni Ilijan të luajë lirshëm për këdo që zgjedh”, ka shkruar Kurti.