Kosova

Kurti: Pas vendimit të plotë të GjK-së, do t’i ndërmarrim hapat e mëtutjeshëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë, kanë mbajtur sot një konferencë për media, me ç’rast kanë prezantuar hapjen e fazës së tretë të masave parandaluese kundër përhapjes së Covid-19.

I pyetur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin iu dhe e drejta Kuvendit që ta formojë Qeverinë e re pa shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme, Kurti ka thënë se është në pritje të vendimit të plotë të Kushtetueses.

“Ne kemi marrë një njoftim mbi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e në këtë qëndrim kam theksuar se do ta presim aktgjykimin e plotë për ta pasur qëndrimin tonë të plotë dhe të analizuar nga këshilltarët ligjorë”.

“Pastaj do t’i ndërmarrim hapat e mëtutjeshëm të cilët nuk përcaktohen nga unë, por nga organet e subjektit – që do të thotë brenda kryesisë dhe grupit parlamentar”.