Kosova

Kurti nuk e dëshiron në koalicion Nisman dhe AKR’në: Preferon këtë parti

Lëvizja Vetëvendosje si partie fituese e këtyre zgjedhjeve nuk po dëshiron që në koalicionin qeverisës të marrë edhe koalicionin Nisma-AKR-PD.

Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron një koalicion të tillë me këtë koalicion, ata tani preferojnë që në koalicion të marrin pakicat jo serbe, që në këtë rast i bie të jetë grupi 6+ e cila përfaqësohet me 6 deputetë, aq sa është e mjaftueshme për formimin e Qeverisë dhe funksionimin e saj.

Burimet e Metros brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë të ditur se fryma në parti është që mos të përfshihet në koalicion partia e Fatmir Limajt dhe e Behgjet Pacollit.

Sipas tyre po presin rezultatet e fundit dhe certifikimin e zgjedhjeve nga KQZ për të bërë hapat e mëtutjeshëm për formimin e Qeverisë Kurti.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dëshiron një koalicion vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kështu duke përjashtuar partitë e tjera shqiptare dhe Listën Serbe e cila këtë herë do të ketë 10 deputetë të saj në Kuvend.

Por, ky koalicion do të jetë i vështirë të ndodhë, pasi tani VV-LDK kanë së bashku vetëm 57 deputetë, 4 më pak se që ju nevojiten për formimin e Qeverisë me 61 vota.

Lideri i VV’së dhe kryeministri në ardhje, Albin Kurti ka deklaruar ditë më parë se do të takohet me kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa që të dakordohen dhe të ndajnë postet ministrore, pozitat e larta në institucione publike si dhe ato të pozitës së Presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.