Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Kurti në Vlorë vizitoi ekspozitën e realizuar  për ditën e Flamurit e të Pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën e Pavarësisë në Vlorë, një ngjarje kjo, e realizuar posaçërisht për ditën e madhe të Flamurit e të Pavarësisë.

Ai ka thënë se do të donte të kishte qëndruar më gjatë me artistët për të diskutuar mbi peizazhet, portretet, teknikat dhe metaforat në tablotë e tyre.

“Në disa dhjetëra metra katrorë ndesha tri forma të forta plastike: pikturë, pullë, dokument. Do të doja të kisha qëndruar më gjatë me artistët për të diskutuar mbi peizazhet, portretet, teknikat dhe metaforat në tablotë e tyre. Artisti Edi Kojani më shoqëroi dhe me foli për çdo artist e çdo tablo. Disa prej artistëve ishin të pranishëm dhe shkëmbejnë ndoca fjalë me entuziazëm feste”, ka shkruar ai.

“E po aty, në mes të sallës, plastika që përshkruan një shekull administrativ, që lidh data dhe personalitete, që lidh ngjarje dhe njerëz – pulla. Gjetje e bukur fakti që filatelia bënte pjesë në një sallë me pikturën dhe skulpturën. Ashtu papritmas, duke menduar pullat, më vjen ndërmend një prej statujave në një prej qosheve të sallës: shqiptari si kryq i ngurtë i trupit të malësorit dhe çiftelisë së tij”, ka thënë Kurti.

“Kur dola nga ajo sallë, në një holl të hapur, një befasi tjetër: ajo e prezantimit të disa prej dokumenteve më të hershëm e më të thukët të periudhës së ngutshme e të ethshme që garantonte shtetin e parë të shqiptarëve, dhe, të asaj që tregonte të pakryerën: Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” ndër shkresa e dorëshkrime”, ka thënë ai më tej.

Sipas tij, e tërë ekspozita i ka lënë një shije ngrohtësie.

“Sipas metaforës së karikaturës së Arben Meksit, kulla e Pizës e sheh ndoshta drejtësinë në gjurmën e vet. Ka ardhur koha që ne ta lexojmë drejtësinë tonë drejtpërdrejt në punën tonë të përditshme e jo vetëm në gjurmët tona”, është shprehur kryeministri.

“Çdo datë e shënuar është thirrje për punë. Faleminderit artistëve dhe koleksionistëve. Falë tyre ndjeva se në shqiptarët i përkasim të gjitha qyteteve tona, cep më cep, kudo ku na flasin gjurmët e artit dhe të kulturës, gjurmët e shtetndërtimit”, është shprehur kryeministri Kurti.

Go to TOP