Kosova

Kurti në Konferencën e jashtëzakonshme: Tregon a do të shkarkohet Thaçi

Albin Kurti, kryeministër i vendit, në konferencën e jashtëzakonshme për media, tregoi nëse do të merren masa ndaj presidentit aktual Hashim Thaçi, dikur kryeministër i Kosovës, pas bërjes publike të marrëveshjes së 2013-tës me KFOR-in, shkruan Kosova.info

Në pyetjen e gazetarëve, se a do të merren masa ndaj Presidentit Hashim Thaçi, pas publikimit të kësaj marrëveshjeje ai është përgjigjur shkurt:

“Është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës se si do të veprojnë më tutje. Madje unë as nuk po e paragjykojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje.”

Sipas tij, është në dorën e deputetëve që të vendosin se si do të veprojnë në këtë rast./Kosova.info/