Kosova

Kurti në bisedë me komisionarin e BE-së: Në evropianët duhet të veprojmë me solidaritet ndaj njëri-tjetrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Komisionarin e BE-së, Oliver Varhelyi, të cilën Kurti e cilësoi si mjaft pozitive.

Kurti tha se me komisionerin Varhelyi janë pajtuar që të veprojmë me solidaritet ndaj njëri-tjetrit në kohë të vështira.

Kryeminstri shkroi në Twitter se e ka njoftuar komisionarin e BE-së, se Qeveria e Kosovës po bën gjithçka që është e mundur për të parndaluar përhapjen e coronavirusit (COVID-19)

“Kam pasur një telefonatë pozitive sot me komisiorarin e BE-së, Oliver Varhelyi. U pajtuam se ne evropianët në kohë të vështira duhet të veprojmë me solidaritet ndaj njëri-tjetrit. Unë e njoftova se Qeveria e Kosovës po bën gjithçka që është e mundur për të parandaluar virusin COVID-19”, shkruan Kurti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.