Kosova

Kosova merr mbështetjen e Bullgarisë “për idetë progresive të qeverisë së re”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme priti në takim ambasadorin e shtetit të Bullgarisë, z. Hristo Gudjev.

Ambasadori Gudjev e uroi Kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës së re, atë të parit të Qeverisë dhe njëherit i uroi suksese të mëtutjeshme.

Gjatë takimi Kryeministri Kurti mori mbështetje nga shteti bullgar për idetë progresive të qeverisë së re, e me theks të veçantë në atë të arsimit. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.