Kosova

Kurti: Me Lajçak nuk bisedova për arkiva, e as për reciprocitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin që pati dje me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak nuk kanë biseduar për arkivat e as për reciprocitetin ndaj Serbisë.

Në një konferencë për media, Kurti u pyet se çka është biseduar në takimin me Lajçakun, për të cilin tha se nuk kanë biseduar diçka tjetër, përveç asaj që është përmendur në komunikatën e ZKM-së.

“Nuk kemi biseduar tema të cilat nuk janë përmendur në komunikatë, nuk ka pasur diçka të re që do të mund ta ndaja me juve si  lajm. Nuk do të ketë takim para 6 tetorit, kur kemi samitin në Slloveni midis BE dhe 6 shteteve të ballkanit perëndimor. Nuk ka një datë të caktuar kur do të jetë takimi jonë i radhës.

Nuk kemi diskutuar fare për çështjen e arkivave, kemi diskutuar për propozimet tona që i kemi dhënë për raportet me Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor. Nuk e kemi diskutuar as cështjen e reciprocitetit, përveç kam theksuar se krerët e shteteve evropiane, kanë pranuar një letër nga unë për shkeljet që po i bën Serbia”, tha Kurti.

Rreth një javë më parë, deklarata e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore që kanë të bëjnë me UÇK-në., ngjalli reagime të shumta.

Shfaq më shumë
//dooloust.net/4/3473483