Kosova

Kurti: LDK i ka kërkuar 6 ministri neve na rekomanduan 4 ministri dhe presidentin

6 ministri i ka kërkuar Lidhja Demokratike e Kosovës duke i lënë Vetëvendosjes 4 ministri dhe postin e Presidentin, shkruan kosova.info.

Këtë kërkesë e ka diskutuar i pari i Vetëvendosjes Albin Kurti i cili tha se këto çështje do të diskutohen brenda partive.

Ai tha se për këtë çështje do të flasin në takimin ndërmjet këtyre dy partive.

“Të gjitha këto çështje sa i përket ministrive do të diskutohen në bisedimet VV-LDK.Nuk kam qenë unë dje në Kosovë mirëpo në të gjitha takimet që i kemi pasur me faktorët ndërkombëtar fjala është që duhet të bëhet marrëveshja dhe kemi vullnet që këto ditë të mbetura ta realizojmë  marrëveshjen. Faktori ndërkombëtar nuk bën asnjë trysni ata thonë veç bëjeni marrëveshjen”, ka thënë Kurti.