Kurti kujton dëshmorin Adrian Krasniqi: Ishte ndër luftëtarët më të guximshëm edhe sepse ishte ndër të parët e UÇK-së

Kryeministri Albin Kurti e ka kujtuar dëshmorin e kombit, Adrian Krasniqi, në 24 vjetorin e vrasjes së tij.

Postimi i tij në Facebook :

24 vjet më parë, gjatë një aksioni të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e forcave të policisë serbe në Kliçinë të Pejës, ra heroikishit dëshmori i kombit, Adrian Krasniqi. Ai ishte ndër luftëtarët më të guximshëm edhe sepse ishte ndër të parët e UÇK-së. Nuk pati frikë sepse kishte shumë dashuri për liri. Si student i Fakultetit të Ekonomisë, në kohën kur po i mohohej çdo e drejtë popullit tonë nga pushtuesi serb Adriani iu bashkua celulave të para të UÇK-së. Guximi i tij, zelli dhe dashuria për atdheun e lirë, janë virtyte dhe vlera që duhet të synohen nga të gjithë ne.
Lavdi jetës dhe veprës së heroit, Adrian Krasniqi!

Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër dhe në këmbë

https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.229545544212004/1232833217216560/

Go to TOP