Kosova

Kurti: Kërkoj nga opozita bashkëpunim që ta mbrojmë shtetin e kombin

Edhe kryeministri Albin Kurti ka reaguar për sulmin me vezë ndaj zëvendësministrit Avdullah Hoti.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se veprimet e tilla nuk e shqetësojnë qeverinë.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të punojë për të mirën e qytetarëve.

Kurti ka kërkuar ndaj opozitës të jetë bashkëpunuese që të luftohet krimi dhe korrupsioni për të mirën e vendit.

“Veprimet e dirigjuara prej marazit të ngelur nga 6 tetori e 3 shkurti nuk e shqetësojnë qeverinë, e cila po punon e angazhohet për të mirën e popullit e të shtetit, dhe mbështetet gjerësisht nga qytetarët. zëvendëskryeministrit Hoti i uroj forcë e punë të mbarë, opozitës i dëshiroj frymë bashkëpunuese, edhe kur e luftojmë korrupsionin e krimin, edhe kur e mbrojmë shtetin e kombin”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, sulmin ndaj Hotit e kanë dënuar edhe tre ministrat e LDK-së, Agim Veliu, Hykmete Bajrami dhe Lumir Abdixhiku si dhe nënkryetari i kësaj partie, Gazmend Muhaxheri.

E pro sulmit me vezë ka dalë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se kushdo që e ka bërë, veprimin ndaj Hotit, ka bërë shumë mirë dhe sipas tij kjo duhet kuptuar që nuk do të lejohet Serbia dhe Rusia në Kosovë.

Sulmi ndaj Hotit erdhi pas deklarimeve të fundit të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa se “Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me ShBA-në dhe BE-në”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483