Kosova

Kurti këmbëngul në pavarësimin të komunave

Një premtim të vitit të kaluar, po mundohet ta implementojë tani.

Kryeministri Albin Kurti, po insiston në pavarësimin financiar të komunave.

”Në zgjedhjet komunale në Kosovë,  dalin qytetarët të votojnë, zgjedhjet kryebashkiaku i cili pastaj duhet t’i lutet Ministrit të Financave. Domethënë në njërën anë e kemi një demokraci shumë të zhvilluar, mirëpo në anën tjetër e kemi një varësi shumë të madhe financiare”, është shprehur Kurti, njofton Klan Kosova.

Sipas planit katërvjeçar të Qeverisë, me anë të një granti të veçantë, u mundësohet komunave që të konkurrojnë me idetë dhe projektet e tyre për zhvillim, direkt në ministritë përkatëse.

E kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi tregon se ideja për këtë grant ka ardhur si rezultat i padrejtësive në financimin e projekteve komunale.