Kosova

Kurti: Jemi dakorduar që dy qeveritë të takohemi në nëntor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në konferencë për me media me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se dy qeveritë ajo e Kosovës dhe Shqipërisë janë dakodruar me Kryeministrin Rama të takohen në nëntor./ Kosova.info/

Fjalimi i kryeministri Kurti në Konferencë

“Kosova dhe qytetarët e saj i gëzohen progresit në Shqipëri. Për realizimin e tyre qeveria e Kosovës dhe unë mbetemi në gatishmëri. Dy qeveritë tona kanë mundësi për të realizuar projektet që pritet nga qytetarët. Duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazim dhe mirëqënie. Ndërlidhja mes dy vendeve për heqjen e barrierave është e domosdoshme. Do të punojmë që tregu të jetë sa më unik. Nëse ka vende ku kjo duhet të bëhet sa më shpejt është Kosova dhe Shqipëria jo vetëm që e njohim njëra tjetër por kemi besim të plotë. Biseduam për të gjitha fushatat e qeverisjes dhe në veçanti u zotuam që e shohim si të rëndësishëm sinkronizimin gjithandej. Biseduam edhe për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese të dy qeverive tona. Biseduam edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Mbledhja e përbashkët të jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor. U dakorduam që të kemi edhe një sekretariat për marrëdhëniet tona bilaterale, që të udhëhiqet nga Gentian Sala,” tha Kurti.