Kosova

Kurti iu gëzua dorëheqjes së Haradinajt, djali i Teuta Haxhiut e shanë rëndë

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit ditën e djeshme, reagoi edhe lideri opozitar i VV-së, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ky i fundit e quajti dorëheqje të vonuar vendimin e Haradinajt.

Sipas Kurtit, Haradinaj është dashur të japë dorëheqje atëherë kur ka ndërruar mendim për për demarkacionin me Malin e Zi, kur ia rriti pagën vetvetes, kur emëronte nëpër borde e menaxhmente ndërmarrjesh me mbiemra familjesh e librezë partie.

Mirëpo, ky reagim i Kurtit nuk është duartrokitur nga një pjesë e madhe e njerëzve, e në mesin e tyre edhe djali i deputetes së AAK-së, Teuta Haxhiut, Ilriani.
Ai ka komentuar tek deklarata e Kurtit në Facebook, ndërsa e ka sharë me robë liderin e VV-së, madje i ka thënë të shkoj të jetojë në Rusi ose Serbi

Ai ka komentuar tek deklarata e Kurtit në Facebook, ndërsa e ka sharë me robë liderin e VV-së, madje i ka thënë të shkoj të jetojë në Rusi ose Serbi.