Kosova

Kurti Grenell/ Asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet

Pas intervistës së ambasadorit Richard Grenell në T7, ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se, se nuk i kishte thënë z. Grenell se do ta heqim taksën pa reciprocitet.

Postimi i plotë:

“Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial.”