Kurti: Forcat serbe i janë afruar kufirit, jemi duke vëzhguar me kujdes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video në Facebook, duke thënë se njësi të specializuara të ushtrisë serbe janë vërejtur disa metra kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banjskë të Zubin Potokut.

Kurti ka thënë se ky veprim vjen pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, publikisht ka kërcënuar Kosovën. Ai ka thënë se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.

“Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën. Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën. Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë”, ka shkruar Kurti. /Kosova.info/

Go to TOP