Kosova

Kurti ende s’e ka vizituar komunën e Prishtinës

Virusi korona, ka prekur po thuaj se të gjitha qytetet e Kosovës. E shumë nga këto komuna më pas i vizitoi kryeministri Albin Kurti.

Por, shefi i qeverisë në detyrë deri me tani më ndryshe veproi me Prishtinën që është kryeqytet i Kosovës.

Albin Kurti u mjaftua vetëm me një telefonat që ia bëri kryetarit të Komunës Shpend Ahmetit.

E i pari i kryeqytetit që ishte dikur pjesë e LVV në Pressing të televizionit 7 tha se ardhja e Kurtit në Komunë do të ishte një infuzion për menaxhim.

Por nga qeveria e Kosovës në një përgjigje për T7 kanë thënë se një vizitë e tillë do të mund të ndodh ditëve në vazhdim.   

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se tek Kurti, nuk ka ndonjë hatër mbetje nga e kaluara me Shpend Ahmetin.

Por, kritik për këtë mos vizitë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti tek i pari i kryeqytetit është një njohës i zhvillimeve politike në vend.

Shpend Ahmeti është kryetar i komunës së Prishtinës në mandatin e dytë, ndërsa kishte fituar si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.

Më pas Ahemti ishte larguar nga partia që e drejton Albin Kurti, në kohën kur nga Vetëvendosje kishin dal edhe një numër i madh i figurave kryesore të këtij subjekti politik.