Kosova

Kurti e Osmani bashkë drejt Mitrovicës

Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetarja e Parlamentit të Kosovës Vjosa Osmani sot do ta vizitojnë Mitrovicën, përcjell Kosova.info

Vizita e tyre është konfirmuar nga zyrat përkatëse për media. Ato realizohen me rastin e 31 vjetorit të grevës së madhe të minatorëve, e vitit 1989.

“Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në manifestimin “ 31-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës”, është bërë e ditur nga qeveria.

“ Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, merr pjesë në hapjen solemne të 31-vjetorit të grevës së madhe të Minatorëve të vitit 1989”, shkruhet në njoftimin e Kuvendit./Kosova.info/