Kosova

Kurti: E kuptojmë nevojën për protestë, nuk ….

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për grumbullimin e djeshëm të mbi 500 personave në sheshin kryesor të Prishtinës dhe rreth asaj nëse Lëvizja Vetëvendosje qëndron prapa një organizimi të tillë meqë sekretarja organizative e VV’së, Vlora Haxhimemedi, në ditën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese kishte njoftuar se ishte anuluar protesta.

Kurti ka thënë Vlora Haxhimemedi është sekretare organizative dhe se është mirë që ajo të përgjigjet sa u përket çështjeve organizative.

Megjithatë Kurti ka thënë se janë qeveri në detyrë janë duke pritur vendimin e Kushtetueses dhe nuk inkurajojnë njerëzit që të grumbullohen e tubohen.

 “Së pari Vlora është sekretare e VV’së dhe është mirë që ajo të përgjigjet për çështjet organizative. Ne si qeveri jemi në detyrë në punët të përditshme. Ne po e presim aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, ne nuk inkurajojmë tubimet e grumbullimet. Në kërkojmë që të respektohen të gjitha masat. E kuptojmë nevojën për të protestuar, e pranojmë si të drejtë esenciale për të protestuar dhe në këtë aspekt është e jona që vazhdimisht të bëjmë thirrje që të qytetarët të jenë aktiv por duke i respektuar patjetër masat e distancës fizike, higjienës dhe orarit prej 180 minuta në ditë”, ka thënë Kurti në konferencë për media pas mbledhjes se Qeverisë në të cilën ministrat kanë raportuar për 100 ditëshin në udhëheqje.