Kosova

Kurti: E kam në agjendën e nesërme takimin me Lajçakun

Nesër pritet që emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ta vizitojë Kosovën.

E me të pritet të takohet edhe lideri Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përcjellë Klan Kosova.

Kështu la të kuptojë të paktën vet Kurti, kur u pyet nëse do ta pres Lajçakun në takim, pas zhvillimeve të fundit dhe polemikave që u ngritën për shkak të paraqitjes së tij me një hartë në të cilën figuronte Kosova si pjesë e Serbisë, njofton Klan Kosova.

‘’Me sa e di është në kuadër të agjendës për ditën e nesërme, por sot jemi këtu që të nderojmë dëshmorët dhe martirët e Çirezit dhe Likoshanit’’, ishte shprehur Kurti për Klan Kosovën në kuadër të vizitës së tij të sotme në Drenicë.