Kosova

Kurti: Do t`i çojë para prokurorisë edhe zyrtarët e Vetëvendosjes

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do ta amnistoj askënd qofshin ata edhe zyrtarë të subjektit politik që udhëheq.

Ai e ka bërë këtë deklaratë mbrëmë në një emsion televiziv në Shqipëri.

“Ne do ta çlirojmë prokurorinë dhe gjyqsorin nga ekzekutivi. Unë nuk jap amnisti. Do të çojë  para prokurorisë edhe zyrtarë të Vetëvendosjes. Në Prishtinë, shtëpia e parë që prishëm ishte shtëpia e një aktivisti pasi kishte një shtesë pa leje. Unë nuk jap amnisti për askënd.” tha Albin Kurti në emisionin Open, shkruan Top Channel.

Ai ka shtuar se me LDK-në ishin opozta e djeshme ndërsa populli vendosi që ne duhet të jenë qeveria e së nesërmes.

Sa i përket raporteve me kryeministrin e Shqipërisë, Kurti ka thënë se po keqpërdoren mospajtimet mes tij dhe Ramës, pasi sipas tij  Vetëvendosje është afër me PS-në

“Shpreh pakënaqësinë time lidhur me keqpërdorimin që i bëhet kritikave dhe mospajtimeve mes meje dhe Ramës, dhe këto keqinterpretime bëhen nga ata që nuk duan bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kemi afërsi me PS-në, por dega jonë në Shqipëri, nuk është as pozitë dhe as opozitë.