Kosova

Kurti dhe Mukwege pajtohen se rastet e përdhunimeve duhet të trajtohen me prioritet nga Prokuroria Speciale

Sot, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin Besnik Bislimi, deputeten e legjislaturës së re, Saranda Bogujevci dhe drejtuesen e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në Lëvizje, Nazlie Bala, takuan doktorin, Denis Mukwege i cili në vitin 2018, për përpjekjet për t’i dhënë fund dhunës seksuale si armë lufte, Komiteti Norvegjez i Nobelit e shpalli fitues të çmimit Nobel për paqe.

Sipas njoftimit, me Mukwege u bashkëbisedua për rëndësinë e trajtimit të krimeve të luftës, për nevojën e gjykimit të kriminelëve që enden të lirë, dhe për drejtësinë që do të sillte shërim të viktimave, si dhe paqe e qetësi në zemrat e gjithë atyre që janë prekur nga lufta dhe gjenocidi serb në Kosovë.

“Kryetari Kurti i njoftoi ata me nismat e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë drejtim, mbledhjen dhe dorëzimin e dëshmive për kriminelët që kanë kryer krime në Kosovë, si dhe për nismat që kanë shpjer në formimin e Prokurorisë Speciale për hetimin e krimeve të luftës, dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale që mundëson gjykimin dhe dënimin e kriminelëve në mungesë. 20 vite jemi vonë, andaj duhet të bëjmë çmos si shtet që t’i përshpejtojmë hetimet për rastet e tilla, e të sjellim drejtësi për gjithë ata që ende i vuajnë pasojat e krimeve”, thuhet në njoftim.

“Me Mukwege ishim të mendimit se rastet e përdhunimeve duhet të trajtohen me prioritet nga Prokuroria Speciale dhe nuk duhet të ketë asnjë vonesë në vënien e drejtësisë për ato raste”, thuhet tutje në njoftim.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483