Kosova

Kurti dënon ashpër sulmin ndaj ushtruesit të detyrës së kryeshefit të “Trepçës”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj ushtruesit të detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani dhe drejtorit të Administratës, Besim Haxhiu.

Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, viziton sot “Trepçën”, dy ditë pas incidentit që ndodhi në zyrat e kësaj ndërmarrjeje.

Të martën, ish-kryeshefi i “Trepçës”, Rafet Ibishi dhe katër persona të tjerë, B.S., B.I., Sh.R., dhe Z.I., dyshohen se kanë sulmuar fizikisht Abdurrahmanin dhe Haxhiun.

Ibishi dhe katër të tjerët janë arrestuar dhe janë suspenduar nga ndërmarrja.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, ata po mbahen në ndalim policor.

Shfaq më shumë