Përmes një postimi në Facebook, Kurti, duke vlerësuar figurën e Demaçit ka theksuar gjithashtu se “kur nuk kishin shkolla shqiptarët, Adem Demaçi ishte mësues, kur nuk kishin universitet ishte intelektuali i tyre, e kur nuk kishin ushtri ai ishte luftëtari”.

“Është tallur me vdekjen dhe i ka buzëqeshur rrezikut. i qëndrueshëm përtej imagjinatës dhe frymëzues jashtë vetëdijes. Me kthjelltësi në mendje, më këngë në zemër, me kurriz në trup dhe me fjalët në majë të gjuhës. Bindjet nuk ia ndryshoi as koha e as mosha”.

“Adem Demaçi ka jetuar gjatë dhe shumë, i tillë do jetë edhe ndikimi i tij: i gjatë në ardhmëri dhe i shumtë ndër brezat që do të vijnë”.

“Përkulem para jetës dhe veprës së Bacë Adem Demaçit! Lavdi!”, ka shkruar Albin Kurti në Facebook.