Kosova

Kurteshi pretendon se janë vjedhur votat në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi ka vazhduar që të insistojë se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti ka pasur manipulim të votave nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Ai tha se për këtë çështje është duke folur konkretisht.

“Nuk ka me gjujtë gurin e me fshehë dorën. Kush ka votu, kur ka votu, për 200 vota, për 400 vota dhe në çfarë mënyre dhe për çka ka votu. Ne po themi qiky komisioner i kësaj partie dhe i kësaj partie dhe një anëtarë i KKZ-së kanë vjedhë vota. Po i përmendi konkretisht, se s’kemi arsye, e vërteta është ajo dhe s’kemi qa me fshehë këtu. Nëse dikujt i duket se duhet me e gjujtë gurin dhe me fshehë dorën, ne nuk e kemi ndërmend me e ba këtë. Nëse doni me e hapë çështjen e Listës Serbe, urdhëroni hapeni. Nëse doni me e diskutu çështjen e futjes së partive me 10 vota-12 vota, çështja e 360 votave të helmuara, që dy vite e gjysmë janë në hetime”, ka thënë ai.

Madje Kurteshi tha se në një rast ka pasur ndërhyrje edhe të Policisë së Kosovës.

“Këtu e kemi krimin e organizuar. Qitu oshtë. Mos u mundoni që të fshehin veprime, jo i kemi numëru, jo si kemi numëru. Ka hy policia, i ka burgosur tre vetë, për veprën penale ‘shkelje të kodit zgjedhor’ se kanë kqyr me vjedhë vota. A muni me fol me qit gjuhë naj herë a jo. Hiç bre. Ose keni me fol direkt në këtë institucion…S’ka me u vendosë më në këtë tavolinë se kush fiton, ka me u vendos atje në vendin e ngjarjes. Këtu e kemi për detyre me e numëru dhe me e çu sipas ligjit e jo me vendosë ne se kush ka me shku në Parlament e kush jo.  Ky shtet ja ka mu ba ligjor ja ka me u shkatërrua. Me krimin e organizuar shtetëror, s’ka me u vazhdu  ma”, ka thënë më tutje ai.

Shfaq më shumë
//zikroarg.com/4/3473483