OPINION

Kurrë nuk pushuam të besojmë në magjistarë, ne vend që ti përkrahim intelektualet dhe njerëzit eminent të kulturës!

Shkruan: Skënder MULLIQI

 Si shtete dhe si komb kemi mbetur diku ne mes. Nuk jemi larguar krejt nga tradita dhe e kaluara, por që as nuk kemi përparuar. Për shembull, ata të cilët I kemi zgjedhur, për të na udhëhequr, po ju qasemi sikur ata të ishin monark, zotëri të rangut dhe despot, e jo që janë nëpunësit tanë. Kemi krijuar kulte të figurave politike! Mitizimet karshi atyre të cilët po jetojnë në pallate si mbretër, e kanë qenë fshatarë, nuk justifikohet. Artificialiteti dhe megalomania e tyre është aristokraci e rreme, është shkëlqim i rremë. Kurrë nuk pushuam të besojmë në magjistarë , ne vend që ti përkrahim intelektualet dhe njerëzit eminent të kulturës. Këta njerëz për këto vite që i zgjodhëm në krye të shtetit, jo që nuk lexojnë asgjë, por ka që nuk dinë më dhënë as “betimin”, sikur që nuk e dinë shumica, as përmbajtjen e Kushtetutës. Këta dinë të bëjnë agjenda si ta kalojnë ditën në restorante dhe hotele luksoze në Kosovë, dhe jashtë Kosove. Këta dinë të organizojnë ahengje me para të shtetit. Këta dinë të vishën kat, së tashme e kanë mësuar mirë këtë zanat. Nuk lexojnë shtypin, veç nëse e lexojnë horoskopin dhe qesin falle me letra ose filgjana të kafes. Shtrohet pyetja; si kanë mundësi këta ta kryen misionin e politikanit? Sigurisht jo mirë ! Kanë emëruar ambasador dhe diplomat në botë, që nuk ka më turp që ta përfaqësojnë shtetin në nivele të tilla të larta. Dihet tashmë për aferat e krijuara të disa ambasadorëve dallkauk që as në zyre nuk kanë dijeni si të ulën !Kemi menduar së me feud nuk do të kemi punë, së moti ka perënduar ky sistem. Nuk kemi menduar që do të vijnë në krye të shtetit, njerëzit që nuk kanë dijeni elementare për ndarje të pushtetit. Mos të flasim për formim të shtetit ligjor dhe funksional. Po përballemi më padrejtësi të mëdha, të cilët vështirë të përballohen. Po privohemi nga shumë të drejta tona legjitime elementare, të siguruara më ligje dhe më Kushtetutë. Shumë të drejta tona kanë mbetur të drejta të shkruara në letër. Edhe nëse nuk kemi pasur shoqëri të bazuar në sistemin shumë partiak pluralist, sigurisht se kemi përjetuar në lëkurën tone, sistemin autokratik komunist. Shqiptarët historikisht kanë luftuar për shoqëri moderne, e jo për diktatura që na kanë bërë jetën e zezë më dekada të tëra. Pyetje parësore sot për shqiptaret është: Si n ë mënyrë fluide, refleksive, postmoderne të shekullit 21, të krijojmë shtet modern dhe të prosperuar. Ta bëjmë një Kosovë moderne në kuptimin e plotë të fjalës? Nuk kemi ndarje efikase të pushteteve, por na është krijuar një lloj sallamadie. Çka të themi për shprehjen e lirë të fjalës? Nuk kemi mundësi të flasim për as për tregun e lirë, dhe as për zgjedhje të lira dhe korrekte. Shumë raporte ndërkombëtare si edhe Fredom Hause, na kanë renditur si shtet “ pjesërisht i lirë” dhe pjesërisht i shprehjes së lirë? Kushtetuta e Kosovës, ka mbetur shkronjë e vdekur në letër. Moderniteti është shumë larg. Dhe, me çka të krenohemi ne? Dhe, çka kemi ekzakt të festojmë ?Me të sotmen shumë pak. Të krenohemi na ka mbetur me festat dhe datat tona historike…Me martirët dhe dëshmoret e kombit, sigurisht së shumë krenohemi. Kultura jonë, vlerat dhe jeta e çdo ditshme, duke llogaritur edhe komunikimin e ndërsjellë, shumë kanë mbetur të ngurta apo të betonuara. Investitorët moti do të kishin investuar në Kosovë, mos të ishin këta njerëz të politikës si pengesë e çdo gjëje. Dhe, pyetja më e zëshme në këto momente për të gjithë neve do të ishte: A kemi kohë të presim në ndryshimin aq të nevojshëm sot, të vetëdijes tonë…?

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483