Bota

Kurdët të tmerruar nga Turqia, thirrje civilëve: Rrëmbeni armët

Presidenti i ShBA ka vendosur të tërheqë trupat amerikane nga Siria veriore dhe t’ia dorëzojë këto pozicione Turqisë, por ata që janë rrezikuar janë kurdët, ose më saktë “Njësiti i Mbrojtjes së Popullit”(YPG), aleatë të amerikanëve kundër ISIS-it, të cilët janë shpallur si njësi terroriste nga Erdogani.

Aleatët e ShBA kundër ISIS-it në Siri, tashmë e shohin veten të rrezikuar nga turqit që duket se po përgatitin edhe ofensivën ndaj tyre.

Komandantët e YPG paralajmëruan sot për një katastrofë humanitare nëse “pushtimi turk do të avancojë”.

Këtë të mërkurë ata u bënë thirrje civilëve për t’u bashkuar me ushtrinë, nga frika e një sulmi nga Turqia.

Ndërkohë që edhe Rusia duket e befasuar nga kjo lëvizje e ShBA, duke deklaruar se tërheqja e trupave të ShBA nga Siria mund të “ndezë” të gjithë rajonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.