Life Style

Kura natyrale për infeksionet mykotike të këmbëve

Këmba e atletit (tinea pedis) është një infeksion mykotik që shfaqet zakonisht në pjesën mes gishtërinjve. Ky infeksion është i përhapur sidomos te njerëzit që iu djersitën këmbët shumë ndërkohë që veshin këpucë të ngushta.

Infeksionet mykotike janë pothuajse 100 % të shërueshme. Sot ka një gamë mjaft të madhe medikamentesh antimykotike, qofshin këto sistemike apo me përdorim lokal (tableta, pomada të ndryshme), por që duhen përdorur gjithmonë me rekomandimin e mjekut.

Simptomat

Ankesat më të shpeshta të pacientëve janë kruajtja e fortë dhe bezdisëse në zonat e lëkurës ku është myku, skuqja e lëkurës dhe rrjepja e saj. Në disa rate shkaktohen ulcera ose flluska. Infeksioni shkakton edhe tharje kronike të këmbëve dhe rrjepje të shollës. Ndodh që kjo të ngatërrohet me ekzemën ose si lëkurë e thatë. Infeksioni mund të prekë njërën ose të dyja këmbët, dhe të përhapet edhe në duar – sidomos nëse prekni me duar pjesët e infektuara në këmbë.

Shkaqet

Këmba e atletit shkaktohet nga një infeksion fungal. Mbajtja e këpucëve veshur për një kohë të gjatë, lagështia, mungesa e ajrosjes, të gjitha këto favorizojnë rritjen e organizmave.

Ky infeksion është ngjitës dhe mund të përhapet nga një person i infektuar ose nga përdorimi i të njëjtave peshqirë, këpucëve etj. Këmba e atletit bëhet më e zakonshme me kalimin e moshës.

Parandalimi

Për të parandaluar zhvillimin e këtij infeksioni ose për të lehtësuar simptomat nëse infeksioni është shfaqur, duhet të ndiqni këto këshilla:

  • I mbani këmbët e thatë, sidomos te pjesa mes gishtërinjve

Hiqni çorapet dhe këpucët dhe përpiquni t’i ajrosni sa më shumë këmbët kur jeni në shtëpi. Pasi të laheni, i thani pjesët mes gishtërinjve me peshqir.

  • Vishni çorape me material të mirë dhe i ndërroni rregullisht

Nëse këmbët ju djersiten shumë shpejtë, i ndryshoni çorapet dy herë në ditë. Blini çorape me material pambuku, leshi  ose fibra sintetike të cilat e thithin lagështirën nga këmba.

  • Mbroni këmbët në vendet publike

Vishni sandale ose këpucë rezistente ndaj ujit në pishinat publike, dushet ose ambientet e mbyllura.

  • Mos i shkëmbeni këpucët

Shkëmbimi i këpucëve me të tjerët rrit rrezikun për përhapjen e infeksionit mykotik.

  • I alternoni palët e këpucëve

Mos vishni të njëjtat palë këpucë çdo ditë. Kështu do t’iu jepni kohë këpucëve që të thahen pas çdo përdorimi.

  • Trajtoni infeksionin mykotik

Infeksionet mykotike janë pothuajse 100 % të shërueshme. Sot ka një gamë mjaft të madhe medikamentesh antimykotike, qofshin këto sistemike apo me përdorim lokal (tableta, pomada të ndryshme), por që duhen përdorur gjithmonë me rekomandimin e mjekut.