SPORT

Kur pritet të kthehet Hazard në Real Madrid?

Eden Hazard pritet të kthehet në fushën e lojës për Real Madridin këtë fundjavë. Belgut do t’i jepen disa minuta lojë në ndeshjen kundër Celta Vigos dhe ai do t’i bëjë hapat e parë me fanellën e bardhë që kur u lëndua më 26 nëntor.

Pak para se të lëndohej në fund të nëntorit, Eden Hazard kishte luajtur mirë kundër Real Sociedadit dhe bëri punë të mirë edhe kundër Paris Saint-Germainit, shkruan Marca.

Por, tani, kthimi i tij do të shoqërohet me disa pyetje për trajnerin Zinedine Zidane, pasi që Los Blancos kanë qenë në formë shumë të mirë gjatë kohës sa ai ka munguar.

Çfarë ndikimi do të ketë kthimi i Hazardit?

Zidane ka preferuar të luajë me skemat 4-5-1, 4-3-3 dhe 4-4-2 gjatë kohës sa ka munguar Hazardi. Belgu mund të luajë në të tria këto skema pa problem. Më së shumti gjasa ka që Zidane të vazhdojë me skemën 4-3-3 dhe Hazard ta marrë vendin e tij të zakonshëm në anën e majtë të treshes së sulmit.

Në skemën 4-5-2 ose 4-3-3, ai që do të pësojë nga kthimi i Hazardit pritet të jetë Vinicius Junior, i cili e ka zëvendësuar belgun gjatë kësaj periudhe, edhe pse edhe për Gareth Bale mund të ketë më pak minuta lojë me kthimin e Hazardit.

Ndërsa, nëse Zidane zgjedh të luajë me formacion 4-4-2, atëherë Hazardi do të ketë më së shumti gjasa të luajë përkrah Karim Benzemës në dyshen e sulmit.

Megjithatë, Zidane dëshiron që anësorët e tij të ndihmojnë në mbrojtje dhe kjo mund të bëjë që në krahun e djathtë të zgjidhet një lojtar me mendësi më defansive, për ta baraspeshuar skuadrën.

Një tjetër dyshim lidhur me kthimin e Hazardit është mundësia që belgu të luajë në të njëjtin formacion me Iscon. Ndoshta ndeshja kundër Osasunas ishte vetëm eksperiment, edhe ka gjasa që dy futbollistët të luajnë bashkë në skemën 4-4-2 në një mesfushë në formën e diamantit, përderisa Casemiro luan në pjesën më defansive.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort