OPINION

Kur politika kuptohet si biznes?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Në Kosovën e vogël, nuk është vështire me i njohtë së cilat janë familjet me nam, se cilët kanë qenë pasanikët e vjetër, dhe cilët janë ata, të cilët u pasuruan brenda natës. Sigurisht së paraja nuk është gjithçka, por sigurisht është shumë e fuqishme, për t’i ndryshuar gjerat për te mire, dhe për te keq ne këtë bote. Paraja është fuqia, kush ka para behet njeri I fuqishëm, duke arritur kështu ne majat e politikes ose te biznesit. Te ne, lëmia e cila është duke u sjellë njerëzve nam dhe shumë para, është bere politika. Shumë pantoll grisur ia panë hairin inkuadrimit ne politike, duke krijuar kështu pasuri marramendëse. Sigurisht, se këta njerëz, na janë bere milionere hiq pa mund, duke e shfrytëzuar politikën, ose më mirë më thënë duke e keqpërdorur atë. Me parat e popullit kanë arritur të bëhen sundimtar absolut të këtij vendi, të zhytur në mjerim social. E kanë nënshtruar popullin me parat e tyre. Kanë vu diktatin mbi shumë media elektronike dhe te shkruara. Me rrugë të errëta pasaniket e rinj po e shfrytëzojnë paranë, kur është nevoja për t’i shanatazhuar dhe frikësuar njerëzit, që ata mos të marrin guximin qytetarë të kundërshtimit.

Kanë krijuar rrjet të gjerë, duke e vështirësuar mundësinë e përmbysjes së tyre nga postet e larta pushetetare. Na janë bere oligarkë të fuqishëm, të cilët kanë vu kontroll po thuaj gjithkund dhe gjithkah …

Kësaj I thonë jo demokraci dhe jo shtet I se drejtës. Na kanë kapluar jo vlerat, po na mungon guximi qytetare për t’i kundërshtar njerëzit te cilët kanë bere para dhe pushtet. Ky lojalitet karshi këtyre njerëzve te cilët po e shembin Kosovën, si Kullën prej Kartoni, është shumë e frikshme për të ardhmen e brezave. Po lejojmë që ecim në rrugën njekahëshe. Po lejojmë grupe te caktuara politike, që të jetojnë më familjet e tyre në stilin më të lartë. Kjo nuk na falet. Mu për këtë njerëzit e politikës po sillen dhe po veprojnë sipas interesave te tyre. Çka është edhe me keq, kur e gjithë kjo sjellje e tyre po shikohet krejt si diçka normale. Është e gjate lista e politikanëve ku pasurimin e paligjshëm e kanë marre krejt si diçka si natyrale, si diçka që duhet tu takon. Kemi pasur tashme shumë afera të korrupsionit, të aferave gjyqësore dhe pa kush prej tyre ka marr dënimin e merituar. Ky mos veprim po bën që hajnit dhe zhvatjet të vazhdojnë. Kur shumë burrështetas të shteteve të mëdha dhe të zhvilluara, jo vetëm që largohen por dënohen më shumë vite heqje lirie,  kjo gjë rralle po vjen ne shprehje te ne.

Kjo është kur politika kuptohet si biznes si gjithë punët tjera. Një qasje e tillë në sferën e politikës është tepër cinike. Proklamimi i zyrtar i politikës gjithmonë është i fokusuar në interesin e përgjithshëm, e jo qe na është krijuar krejt fotografi tjetër.  Dhe, nuk është e çuditshme së kësaj elite politike pak kush po I beson? Qe të kthehet besimi, politika do të duhej të tërhiqet nga aty ku nuk e ka vendin.

Ky është një problem I madh, qe vështirë është të arrihet edhe për një kohë të gjatë. Këta i kanë vu rregullat e veta të lojës politike, nga të cilat vështirë do te heqin dorë. Jeta politike ne Kosovë duket së edhe për një kohë të gjatë, do të jetë e komplikuar. Krahas kësaj sigurisht së do të rriten edhe pakënaqësitë tona …

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.