Kosova

Kur ndryshojnë masat në Kosovë?

Ndonëse ka filluar të ketë rënie të rasteve pozitive me COVID-19 si dhe atyre të vdekjes, masat kundër këtij virusi vazhdojnë të jenë në fuqi.

Analiza e situatës epidemiologjike në vend do të bëhet këto ditë, të paktën kështu kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë (MSh) e cila tashmë drejtohet nga u.d ministrja, Dafina Gexha.

Ndërsa, varësisht nga të dhënat që do të dalin nga analiza e situatës epidemiologjike në vend, ashtu edhe do të ndryshohen masat.
Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë, duke folur për Radio Kosovën tha se kjo ministri do të bëj analizë dy javore te situatës epidemiologjike nga Instituti Kombëtar I Shëndetit Publik, dhe varësisht nga rekomandimet që dalin, pritet që javën tjetër të bëhet rishqyrtimi i masave në fuqi kundër COVID-19.

‘’Nuk dihet ende cilat masa mund te ndryshohen, ndërkohe që MSh u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë mundësinë dhe të vaksinohen kundër COVID-19, meqë, në disa shtete tashmë janë regjistruar raste të variantit Delta plus të SARS COV-2’’, ka thënë Hoti.

Ndryshe, nga 24 shtatori Kosova vazhdon ti ketë masat kufizuese kundër përhapjes së infeksionit me COVID-19. Por bartja e maskës në hapësira të hapura dhe ora policore, sipas ekspertëve të fushës së mjekësisë po konsiderohen si të panevojshme.

Shfaq më shumë
//dacmaiss.com/4/3473483