SHËNDETËSIA

Kur ndërrimi i shtratit të rrezikon jetën…

43-vjeçari u diagnostifikua me pneumoni mbindjeshmërie, një alergji e rëndë në mushkëri.

Martin Taylor u përkeqësua në shëndet vetëm brenda disa muajve.

Mjekët nuk e kishin idenë se çfarë po shkaktonte simptomat e tij, pasi ai ishte shumë i shëndetshëm.

43-vjeçari ende nuk kishte një diagnozë dhe ai po përkeqësohej, aq sa nuk ishte në gjendje të qëndronte më shumë se disa minuta në këmbë.

Ai nuk mund të ngjiste shkallët pasi i merrej fryma.

Iu referua Dr Owen Dempsey, ku ai e diagnostifikoi me pneumoni mbindjeshmërie, një alergji e rëndë në mushkëri.

Testet treguan se ai ishte alergjik ndaj pluhurit nga pendët e shpendëve, edhe pse ai  nuk kishte asnjë kontakt me zogjtë, pasi kafshët e vetme shtëpiake të tij ishin një mace dhe një qen.

Shkaktari ishte dysheku i tij me pupla dhe pasi e ndryshoi ai iu rikthye normalitetit.

Niveli im i ngopjes së oksigjenit në ditët e sotme është rregullisht 97% – 98% të cilin unë e kuptoj se është normale për dikë në moshën time dhe nuk kam pasur ndonjë kthim marramendës që nga rikuperimi”, është shprehur Taylor.

Ky rast duhet të bëhet shembull për të gjithë para se të ndërrojnë shtratin e tyre dhe kur kanë shqetësime duket t’u drejtohen direkt mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.