Kuriozitet

Kur ish Kryeministri Haradinaj thoshte: Liberalizimi ka ndodhur pardje! (Video)

Ish kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt, nuk ka telashe vetëm me këtë të riun të udhëhequr nga Albin Kurti, por edhe me mediat dhe rrjetet sociale – shkruan Kosova.info

Zotimet e tij gjatë kohës sa ishte në krye të shtetit, janë bërë objekt analizash, por edhe videove të montuara e tallëse.

Një e tillë është duke u shpërndarë në mënyrë të vrullshme në rrjetet sociale ku ai në një emision televiziv pat thënë ndër të tjera se: “…liberalizimi ka ndodhur pardje!”

Shikojeni videon e bërë hit në rrjetet sociale, ku ky zotim i ish kryeministrit, është shndërruar në objekt talljesh:

Këtë strategji të rrenve askush NUK ka arritur ta perdor deri me tani…Paska ndodh pardje liberalizimi i vizave, #shprendane dhe njoftoni miqte tuaj për lajmin e mrekullueshem! ?

Gepostet von Fatos Geci am Mittwoch, 12. Februar 2020