Kosova

Kur do të thirret seanca për votimin e Qeverisë Hoti?

Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese, ua ka hapur dyert proceseve të tjera politike – shkruan Kosova.info

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është aktivizuar menjëherë, dhe sipas disa informatave, ajo po bëhet gati që në javën e ardhshme ta thërras edhe seancën për votimin e qeverisë së re, përkatësisht atë e cila do të udhëhiqet nga kandidati i tyre Avdullah Hoti.

Rreth kësaj çështjeje u deklarua edhe i pari i LDK-së Isa Mustafa. Ai sot para selisë së LDK-së tha që: “…ekziston një mundësi që një seancë të mbahet nesër ekziston edhe mundësia që të mbahet të hënën nëse çdo gjë është në rregull” – duke paralajmëruar që nuk do të vonohen në formimin e qeverisë së re./Kosova.info/